Emisioni “Në kurthin e Piter Panit” ka nisur me një incident në vogël. Moderatores Alketa Vejsiut i është prishur mikrofoni. Alketa ka marrë një tjetër mikrofon dhe ia ka vënë fajin për incidentin syrit të keq.

Në moment ka ndërhyrë edhe ministrja Elisa Spiropali, e cila ka qënë e ftuara e mbrëmjes, që gjithashtu ia ka vënë fajin syrit të keq.

ALKETA VEJSIU: Kemi një problem me mikrofonin. Më duket njëri nga fëmijët. Ngjan si tufan. Telefoni im? Unë s’kam telefon. E nisa mbarë unë me mikrofonin që tek Festivali i RTSH. Me ndjek ky problemi i mikrofonit. Është për syrin e keq.

Elisa Spiropali: Alketa është për syrin e keq për atë që bërë në qiellin e Sanremos, na nderove vërtetë. E kisha të nevojshme ta thoja.