Nga Mero Baze

Kryeministri I Shqipërisë Edi Rama arriti të bind mbi 100 vende të Evropës , Azisë dhe SHBA, të ndihmojnë Shqipërinë me një shumë që duket se po kalon mbi 1 milardë euro, çka është dhe përllogaritja maksimale e dëmve të shkaktura nga tërmeti.

E di që në këto raste së pari duhet tu përulemi atyre që dhuruan pare për fatkeqësinë tonë, të gjithëve me rradhë, si ata që bën dhurata simbolike dhe ata që na befasuan me ndihmën e tyre të jashtzakonshme si Franca dhe Italia. Të gjithëve duhet tu përulemi si miq në ditë të vështirë.

Por nga pala shqiptare në këtë histori ka vetë një hero dhe këtë duhet ta pranojmë pa komplekse. Ai është Edi Rama.

Ai e përballoi personalisht betejën psikologjike të pasgoditjes nga tërmeti, në një betejë fizike dhe politike në kufijtë e mbijetesës. Fushata e tij #Ti nuk je vetëm, përballja me gërmadhat e tërmetit, me panikun e qytetarëve, karagjozllëqet e tij me të çmendur e normal, me njërëz që u kishte humbur gruaja apo qeni, skenat me pleqë të dërrmuar nga fatkeqësitë dhe fëmijëve që I takonte pasi ishin hedhur nga ballkonet, pastaj në spital në Itali me Ronaldon, pastaj duke I çuar në shkollë, zhytja në polemika të pista me opozitën e Sali Berishës, që donte të ndillte zi dhe pesimizëm, përlarja me spekulantët e fushatës së ndihmave që herë shfaqeshin si hoxhë, e herë si të dërguar të zotit, sistemi I njerëzve në hotele në fazën e parë, skema e qirave falas për të mbeturit jashtë dhe më në fund thirrja plot shpresë për Konferencën e donatorëve, kanë qenë një dokumentar I tipit “Netflix” meritat e të cilti duhet tia njohim Edi Ramës, qoftë si kryeminsitër, qoftë si regjsior, qoftë si aktor, a si të keni qejf.

Ai e përballoi këtë fushatë duke pasur përballë opozitën e ndyrë të Sali Berishës dhe Ilir Metës, që tentuan të ngjallin mosbesim, zi dhe humbje shprese, ndaj donatorëve të huaj dhe shqiptarë. Përjashto Lulzim Bashën që mbajti një qëndrim dinjitoz dhe nuk ju bashkua atyre që dolën të humbur nga kjo fushatë, Edi Rama është sot I fituar si kryeministër, I fituar si qytetar, por po deshët dhe si aktor dhe regjisor.

Në fund të fundit dhe sikur ta ketë parë gjithë katastrofën si skenë teatri, I është dashur të rrijë aty 16 orë në këmbë . Vlerësojeni dhe për këtë.

Më tej Edi Rama ka arritur një fitore të mahnitëshme duke bindur donatorët më skeptikë të Evropës, thjesht nga këmbngulja personale. Çdo pare e dhënë për Shqipërinë, është në fakt pare e kërkuar me ngulm si një lypsar modern nga Edi Rama.

Një kryemnistër që ka mundur të bind personalisht çdo kryeministër të Evropës apo Lidnjes Mesme që duhet ndihmuar Shqipëria, është një kryeministër që I ka dal zot vendit të tij.

Për një vend të izoluar, të nënvleftësuar, të injoruar dhe pa pikë kredibiliteti si Shqipëria, një shumë e tillë paresh është një sukses personal I Edi Ramës.

Ndoshta ai do të dëshmoj ndonjë ditë se çfarë metodash ka përdorur, si I ka trembur, apo joshur, si I ka bindur, apo prekur në sedër me njëri tjetrin, por dhe po u tregua modest dhe nuk e bëri, të gjithë janë të qartë se kjo është një fitore e skenarit të tij.

Tani shajeni Edi Ramën, urrejeni, I thoni që nuk të do Evropa, nuk të do SHBA, a çfarë tu vij në mendje. I thoni I droguar, I korruptuar, mik I Vuçiçit apo Erdoganit, thojini që të ka sharë Klodiana apo Cim Peka, por mos harroni të thoni se kur ke vrerë hedhës të tillë në Shqipëri, dhe ndodh që ke gjithë botën me vete, diçka nuk shkon në çmendinën shqiptare.

Dhe mos guxoni më të mallkoni më Shqipërinë dhe të ndillni fatkeqësi të tjera, se mund ti gjej përsëri dhe kaq pare. Dhe ec e duroni atë gjithë jetën.