Nga Bledian Koka

Nje falenderim per Malten dhe bujarine e saj!

Gezimi rilindas per 1.15 miliarde medemek ndihme duhet te merret me shume rezerva dhe duhet ti nenshtrohet nje debati publik nese duhet te pranohet ose jo. Sigurisht qe oborrtaret kalmexhinj te beut te Surrelit do t’iu mbushin mendjen se sot e tutje i keni borxh te madh Edi Rames, por te jeni te sigurte se te vetmin borxh qe keni dhe me besoni do te keni shume, jane ato 850 milione euro shtese ne thesin e madh te borxhit pulbik qe kemi akumuluar ne 7 vjet nga sundimi i Edi Rames.

Sot nuk morem pothuasje asnje ndihme, por nje mal te ri borxhesh prej 850 milione euro dhe per kete mjafton te shikosh listen e pergatitur nga Altin Goxhaj.

1- Banka Islamike për Zhvillim do të japë 365 milionë euro kredi për programe financimi ne 5 vite
2- Banka Botërore 160 milionë euro kredi,
3- Banka Europiane e Investimeve, një hua për sektor privat, një hua për strehim deri në 100 milion euro,
4- Banka e Këshillit të Europës 155 milion euro grante (kredi) dhe 100 milion euro hua
5- Banka Europiane për Rindërtim (BERZH) 100 milion euro kredi për rindërtimin. 1 mln euro projekte. 18 mln euro hua për ujësjellësin.
p.s…Besojeni ose jo ndihmen me te sinqerte sot e dha Malta e cila ne vend te parave na ofroi vetem nje PO, ate pa kushte per te celur negociatat!…