Prej dy ditesh zona turistike e Kelmendit ne rrethin e Malesise se Madhe eshte pa energji elektrike.

Shkak jane bere reshjet e bores dhe stuhite e eres, ku prishja e motit cdo vit per keta banore rikthen te njejtin ritual. Ata i jane drejtuar shkodranews duke i kerkuar ndihme per ta bere publik shqetesimin e tyre.

“Sot jane ba dy dite pa drita. Na sikur nuk jena pjese e Shqipnise vec si me ken te shkjaut ndryshe nuk ka. As elektriku as bashkia asnje pergjigje. Nuk don me ja dit kush se ban ftofte e bjen bore e na jem pa drita. Kur na thone zone turistike e na reklamojne andej e kendej ma turp ska.

2020 e pa drita nuk di si me ja vu emrin” shkruan nje banore. Sikur te mos mjaftonte kjo, qeveria shqiptare e ka shpallur Vermoshin si pjese te fshatrave turistik, ne nje kohe qe sot kjo zone vuan pa drita e me sherbime gjysmake. Vetem ne letra shtetit i rezultojne keto zona dhe per propagande pasi sherbimet jane zero.