“A janë njerëz këta” Rama i ashpër me gazetarët: Po mbroni krimin duke sulmuar Anti KÇK

Kryeministri Edi Rama me anë të disa reagimeve në “Tëitter” ka mbrojtur paketën anti-KCK, duke thënë se operacionet OFL kanë marrë kritika aspak me vend nga elementë të opozitës.

Rama publikon mesazhin e një qytetari, që thotë se ndihet i tronditur nga shpifjet dhe akuzat ndaj paketës anti KCK.

“A janë njerëz këta a ça janë?” më shkruan një qytetar i tronditur nga komentet e studiove televizive kundër paketës antiKÇK! Eh,kanë kaq kohë që shajnë,akuzojnë,shpifin për lidhjet e qeverisë me krimin dhe mblidhen në sallonet tv sa herë ndodh një vrasje, duke sulmuar qeverinë” shkruan Rama.

Edi Rama shigjeton më tej analistët, duke thënë se sot bëjnë avokatin e krimit.

“Njerëz janë njerëz, po janë armiqësuar me të vërtetën, me faktet e me vetë profesionin e tyre për inat të qeverisë!Dhe janë kaq qorrazi kundër qeverisë, sa tani janë kthyer befas në avokatë gjynahqarë të krimit, që po lënë kokrrën e namit me dokrrat e dembelizmit të tyre mendor

Sot që qeveria është angazhuar në ofensivën më shembullore kundër krimit në historinë e vendit,mblidhen në sallonet tv për të mbrojtur krimin nga qeveria që po shkel të drejtat e atyre,të cilët deri dje pa pikën e turpit, i lidhnin me mua,me PS e me çdo fitore elektorale të PS” shprehet më tej Rama.

2 Comments

  1. Have you ever heard of second life (sl for short). It is essentially a online game where you can do anything you want. sl is literally my second life (pun intended lol). If you would like to see more you can see these Second Life articles and blogs

Leave a Reply

Your email address will not be published.