Rama e ka vijuar vizitën zyrtare në SHBA me një takim me Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo. Si të gjitha takimet në Departamentin Amerikan të Shtetit, Rama dhe Mike Pompeo do të zhvillojnë një takim informal ndërkohë kanë dalë në holl për të bërë prezantimin përpara mediave.

Ndër të të tjera Rama shkruan në FB ‘’Ëashington D.C- Në Departamentin Amerikan të Shtetit me Sekretarin, Mike Pompeo’’

Kryeministri që njeherësh mban postin e ministrit të Jashtëm, këtë takim e realizon edhe si kryetari i radhës së OSBE

Washington D.C- Në Departamentin Amerikan të Shtetit me Sekretarin Mike Pompeo ?????

Posted by Edi Rama on Wednesday, February 5, 2020

Më herët kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook, ka lajmëruar se pas miratimit të paketës anti KÇK do të pasohet me krijimin e Njësisë së re Speciale Antikorrupsion dhe Antievazion.

Rama e ka bërë të ditur këtë, pas takimit me Mark Green, administratori i Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) në një takim me fokus Rindërtimin e Konferencën e Donatorëve të 17 shkurtit.

“Me Mark Green, administratori i Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), në një takim me fokus Rindërtimin e Konferencën e Donatorëve të 17 shkurtit; Njësinë e re Speciale Antikorrupsion dhe Antievazion, që do të pasojë paketën antiKÇK; programin e përbashkët të Akademisë së Transparencës” shkruan Rama.