Pavarësisht se dy ditët e para të shkurtit, e shtuna dhe e diela, do të jenë me mot të kthjellët dhe temperatura që arrijnë deri në 17 grade celcius , ky muaj pritet të sjellë acarin e Arktikut.
Një valë e të ftohtit arktik pritet të godasë Europën Perëndimore në ditët e para të muajit tjetër, ndërsa pritet të zbresë drejt Europës Jugore dhe Mesdheut brenda 10 ditëshit të parë të shkurtit.
Bashkë me uljen e temperaturave priten stuhi të forta ere dhe reshje të dendura dëbore në zonat Qendrore të Europës, ku sipas parashikimeve të meteorologëve në Austri dhe Italinë Veriore priten mbi 1 5 metra lartësi dëbore. Edhe Ballkani do të preket nga reshjet e dendura të shiut dhe dëborës