Më 4 prill zhvillohet provimi për kandidatët për kualifikimin e mësuesve për vitin shkollor 2019 2020 në arsimin parauniversitar. Testimi do të zhvillohet në mjediset e planifikuara nga Agjencia e Sigurimit te Cilësisë së Arsimit Parauniversitar ASCAP në orarin 10 00 12 30

Brenda datës 14 shkurt, mësuesi kandidat për provimet e kualifikimit duhet të plotësojë kërkesën për të marrë pjesë dhe e dorëzon atë në ZVAP së bashku me portofolin profesional sipas profilit përkatës

Listat e kandidatëve për provimet e kualifikimit do t’u bëhet publikë mësuesve deri më 27 shkurt në mënyrë që secili prej tyre të kontrolloje të dhënat dhe vlerësimet e portofolit të tij