Do përkujtohet në Shkodër, 30 vjetori i demonstratës së parë antikomuniste në Shqipëri, transmeton Radio Vatikan.

Më 14 janar 1990, rreth 3 mijë qytetarë shkodranë dolën në sheshin e qytetit, aty ku ishte busti i Stalinit, diktator i përbuzur edhe nga vetë rusët, por akoma i nderuar në Shqipëri për të kërkuar heqjen e asaj shëmtie në qendër të qytetit e për ti treguar regjimit të Ramiz Alisë, që kishte zëvendësuar atë të Enver Hoxhës, se nuk do ta duronin më zgjedhën komuniste.

Manifestimi nuk ishte aspak i improvizuar, sepse u organizua nga një grup i njohur tashmë. Ishin Dedë Kasneci, Gjergj Livadhi, Rini Monajka, Kolec Humblina, Flamur Elbasani e të rinj të tjerë, që i ftuan shqiptarët të kapërcenin frikën e te, rrorit.

Në heshtje, shkodranë nga të gjitha lagjet u mblodhën atëherë grusht rreth këtij grupi, pa u trembur nga forcat e policisë e nga dhjetëra sambistë, që i patën rrethuar.

Edhe pse nuk u arrit të rrëzohej busti i Stalinit e, Kolec Hublina, që ishte caktuar të fliste para të gjithëve, nuk mundi ta kryente këtë detyrë, efekti i kësaj demonstrate ishte i jashtëzakonshëm. Regjimit të Tiranës po i vinte fundi.

Nuk vonuan arr, estimet e gjithë organizatorëve. Sidomos Rini Monajka u tort, urua në mënyrë çnje, rëzore dhe pak vite pas rënies së komunizmit vdiq. Në fund të prillit 1990, grupi i Shkodrës u gjykua, duke i hequr të drejtën e apelimit. Dë, nimet qenë të ashpra , por kishte filluar epoka e ndryshimeve politike në Evropë e regjimi nuk mund t’i pushkatonte më disidentët antikomunistë. Pavarësisht se u bu, rgosën, anëtarët e grupit u liruan në janar e në mars të vitit 1991.

Burimi: Fjala.al