Në takimin e Samitit të BE-së zhvilluar pak ditë më parë në Tiranë, mori vëmëndje takimi midis Erdogan dhe Macron, ku Presidenti turk i kapi gishtin Presidentit francez dhe nuk e lëshonte.
Sipas mediave të huaja, Macron kishte tentuar të tregonte dominim gjatë shtrëngimit të duarve, duke vendosur dorën mbi atë të Erdoganit, një gjest klasik që zakonisht simbolizon kontrollin, por Presidenti turk nuk e pranoi këtë gjë dhe bëri gjestin i cili cilësohet si ‘përmbysje’.