Vllaznia e vajzave nuk njeh skuadër rivale në kampionatin shqiptar. Shkodranet fituan titullin kampion, për të 12-in sezon radhazi.

Në finalen e madhe të titullit kampion, Vllaznia mposhti Partizanin me rezultatin 2-0, në stadiumin “Arena e Demave”.

Golat e shënuar nga Bajraktari dhe Doçi në pjesën e dytë, i dhanë shkodraneve fitoren dhe trofeun e kampionit.

Ky është sezoni i 12-të radhazi që Vllaznia fiton titullin kampion në Shqipëri, ndërsa më herët në gjysmëfinale eliminuan Apoloninë.