Në korrik të vitit 1923, pasi kaluan dy muaj që ata takohen , Vladimiri i shkruan Verës
Unë nuk mund t’a fsheh këtë. Unë nuk jam mësuar të jem, aq i mirëkuptuar, ndoshta- aq i pa mësuar që jam, saqë në minutat e para të takimit tonë mendova: kjo është një shaka…Por pastaj…ahh, ka kaq shumë gjëra të vështira për të biseduar.
Por ti do e largosh pluhurin e tyre të mrekullueshem vetëm me një fjalë: Ti je e bukur…
Unë kam nevojë për ty, përralla ime. Sepse ti je personi i vetëm që mundem të bisedoj rreth hijes se një reje, rreth mendimit për një kengë, dhe për mënyren sesi kur shkova sot në punë pashë në fytyrë një luledielli të gjatë, dhe se si më buzëqeshi me të gjithë farat e saj.
Shihemi së shpejti gëzimi im i çuditshëm, nata ime e butë.
8 Nëntor 1923
Lumturia ime, lumturia ime e artë dhe e mrekullueshme, si të t’a shpjegoj ty se jam tërësisht i yti, me të gjitha kujtimet e mia, poezitë shpërthimet e shakullite e brendshme?
Ose si t’a shpjegoj që nuk mundem të shkruaj një fjalë, pa të dëgjuar ty se si e shqipton atë.
Dhe që nuk mundem t’a rikthej mbrapsht një gjë të vogël që e kam përjetuar pa ty, pa keqardhje, në mënyrë të mprehtë, se di nesë ajo është më, më personale, e papranueshme, ose vetëm disa perendime dielli, apo një kthese në një rrugë tjetër, e sheh se çfarë dua të them, lumturia ime.
Dhe unë e di, nuk mund të ju them asgjë me fjalë, edhe kur e bëj në telefon atëherë çdo gjë del plotësisht gabim. Sepse me ty duhet te flasim mrekullisht, mënyren se si flasim me njeréz që i kemi larg aq gjatë, në aspektin e pastërtisë, ndershmërisë dhe saktësis shpirtërore.
Ti mund të lëndohesh nga një gjë e vogël e shëmtuar, sepse ju jeni kaq e çiltër- si uji i detit, bukuria ime.
Unë të betohem, dhe njolla e bojës nuk ka të bëj me të, te betohem në gjithçka në të cilën besoj dhe dua.
Të betohem që kurrë nuk e kam dashur dikënd aq sa ty tani, me një ndjeshmeri të tillë deri në lot, dhe me një ndjenjë të tillë shkëlqimi.
Përkthyer nga: Kaltrina Dulaj