Rudina Dembacaj ka rrëmbyer sërish vëmendjen e të gjithëve, kësaj here me 3-vjetorin e të bijës. Ndonëse e ndarë nga babai i vajzës, Aleksi pak pas mesnate ajo ka ndarë një portret familjar.

Viktorja, e bukura jone! Sot ti ben 3 vjeç, 3 vite drite e lumturi per ne. I lutemi Zotit te jemi gjithmone prane teje, vetem per te te pare te rritesh e lumtur. Nga gjithe gjerat e kesaj bote e vetmja gje qe nuk do te mungoje kurre eshte dashuria. Te duam shume!!! shkruan Rudina Dembacaj.

Rudina Dembacaj dhe babai i vajzës së saj, Aleksi u ndanë si pa kuptuar, ndërsa moderatorja dhe aktorja e humorit tashmë përflitet për një lidhje me ish-deputetin Mark Frrokaj.