Sot prita në zyrën time znj. Alijahaj së bashku me fëmijët e saj, një nënë e vetme nga fshati Trush në Bërdicë që po përballet me sfida të mëdha pas ndarjes së parakohshme nga jeta të bashkëshortit.

Është shumë i lavdërueshëm solidariteti i treguar nga komuniteti dhe këshilli i xhamisë në Bërdicë për të ndihmuar me mjete financiare dhe punë e materiale falas për ndërtimin e një shtëpie të re.

Nje histori prekëse që na kujton se krahas respektimit të ligjit, ka gjithmonë vend për ndjeshmëri njerëzore e solidaritet. Në emrin tim personal dhe në emër të Bashkisë Shkodër, kam dhënë mbështetje të plotë se do të bëjmë çdo përpjekje për ta lehtësuar rrugën e kësaj familjeje, duke siguruar mbështetjen maksimale proceduriale dhe institucionale.

Shkodra është vendi ynë i përbashkët dhe askush nuk duhet të ndihet i vetëm kur përballet me vështirësi.