
Për herë të parë në Spitalin Rajonal Shkodër, është kryer me sukses një ndërhyrje neurokirurgjikale: dekompresioni miniinvaziv për stenozë të rëndë të kanalit spinal lumbar (laminektomi).
Spitali Rajonal i Shkodrës, pas QSUT dhe Spitalit Universitar të Traumës është spitali i parë rajonal që ofron protokolle të plota dhe trajtim për patologji neurokirurgjikale 👨⚕️🧑⚕️ falë përkushtimit të stafit për të siguruar shërbime mjekësore të specializuara dhe cilësore, gjithnjë më pranë qytetarëve🧒👧
#Mirënjohje për ekipin mjekësor: 👨⚕️🧑⚕️Dr. Jurgen Kinka, Dr. Maren Ruka, Dr. Bashkim Kraja dhe infermieret Arjola Kullolli dhe Medina Peraj.