
Një krim i rëndë ka ndodhur në Shkodër, në rrugën “At Shtjefën Gjeçovi”. Uniformat blu bëjnë të ditur se një turist nga Amerika ka vrarë bashkëjetuesen, me mjet prerës (thikë), në një banesë të marrë me qira dhe më pas ka lënduar veten.Ndërkohë policia bën të ditur se autori është dërguar në spital, pasi dyshohet se është në gjendje të dehur dhe ka dëmtime të lehta, në duar, me mjete prerëse.Gazetarja e Klan News në Shkodër Emi Kalaja, shton se bëhet fjalë për një çift turistësh rreth 60 vjeç.“Rreth orës 10:15, në rrugën “At Shtjefën Gjeçovi”, në një banesë të marrë me qira, dyshohet se është vrarë me mjet prerës, shtetasja amerikane, S. S. Në banesë u gjet bashkëjetuesi i saj, shtetas amerikan, i cili dyshohet se është autori i vrasjes. Ky shtetas u shoqërua në spital për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se është në gjendje të dehur dhe ka dëmtime të lehta, në duar, me mjete prerëse”, njofton policia.