Në Durrës vijon evidentimi i dëmeve të tërmetit. Aktualisht inspektorët po kryejnë vëzhgime në pallatet 5-8 katëshe, ndërsa vijon puna për shembjen e hoteleve të shpallura të pasigurta.
Dëmet në zonën e plazhit janë mjaft të mëdha. Një pallat në zonën ku janë shembur ndërtesat e para, është carë nga të gjitha anët, ndërsa banorët shprehen se nuk kanë shpresa që ky pallat të rikonstruktohet.
“Është shkatërruar çdo gjë”
“Shtëpinë e kemi afër dhe rrezikojmë edhe në qe e kemi shpinë afër pallatit. Presim të vijnë ekspertët”
Godina 12 katëshe në lagjen 17 në të cilin banojnë 285 familje është vizituar së fundmi edhe inxhinierja e njohur Luljeta Bozo, e cila i ka qetësuar banorët duke thënë se janë dëme të riparueshme dhe ndërtesa nuk ka rrezik shembjeje.
Bozo: Nuk e jap unë përgjigjen, por më duket që janë defekte që riparohen. Muratura duhet bërë sipas rregullave teknike.
Në terren grupet e ekspertëve vendas dhe të huaj vazhdojnë punën për të parë me hollësi dëmet që kanë pësuar banesat në qytet dhe lagjet periferike të tij.
Grupet e ekspertëve shoqërohen nga inxhinierë të ARRSH dhe atyre që ka vënë ën dispozicion bashkia e Durrësit