Kampionati shqiptar e ka nisur si mos më keq vitin 2020. Gjyqtarët kanë lënë për të dëshiruar me vendimet e tyre, aq sa kanë detyruar FSHF-në të bëjë një mbledhje.

Qeveria e Futbollit Shqiptar e ka njoftuar këtë mbledhje të sotme si një gjë të zakonshme, por kuptohet se vëmendja ka qenë te gjyqtarët. Me siguri, presidenti Armand Duka ua ka “shkulur veshin” disave me ndonjë kritikë.

“Federata e Futbollit thirri sot mbledhjen e radhës me arbitrat dhe asistentët e angazhuar në Kategorinë Superiore. Në këtë mbledhje ishte i pranishëm Sekretari i Përgjithshëm Ilir Shulku, Presidenti i Shoqatës së Arbitrave Tahir Kastrati dhe sektori i Arbitrimit.

Në mbledhje janë diskutuar çështje të arbitrimit të ndeshjeve të Kampionatit Kombëtar, nevoja për një përqendrim maksimal të të gjitha hallkave dhe një punë më të madhe për mirë-administrimin e tyre”, thuhet në njoftimin e FSHF-së në faqen zyrtare.