Bota e futbollit është shokur me vdekjen tragjike të legjendës amerikane Kobe Bryant. Reagimet kanë qenë të shumta jo vetëm nga ish kolegët e tij të basketbollit, por edhe klubet e mëdha të futbollit dhe personalitete të sportit.

“Të shokuar me vdekjen e Kobe Bryant, një sportist shembull brenda dhe jashtë fushës. Ngushëllimet tona më të përzemërta familjes dhe të dashurve të tij. Pusho në paqe” ishte postimi i ekipit të Barcelonës. “Keqardhje për vdekjen e Kobe Bryant, legjendës së sportit botëror

Klubi dëshiron të përcjell ngushëllimet e tij për familjen dhe miqtë e tyre për këtë humbje që ka tronditur botën e sportit” shkruan Reali i Madridit. Kevin Love shkruan “Të lutem jo. Të lutem zot jo. Smund të jetë e vërtetë”