Kryeministri Edi Rama në cilësinë e drejtuesit të OSBE-së, ditën e sotme ka zhvilluar një vizitë me helikopter në bazën ushtarake “Shiroky” në Kharkivit të Ukrainës, një nga zonat më të pasigurta në Evropë për shkak të konfliktit me paramilitarët rusë.

Mësohet se kryeministri Rama dhe delegacioni shoqërues është pajisur me jelekë antiplumb për shkak të rrezikshmërisë së lartë.

Po ashtu Rama ka qenë i shoqëruar bashkë me ambasadorin e Shqipërisë në OSBE Igli Hasani.

“Shpresoj shumë të mbajë koha e të na lejojë ta përfundojmë këtë vizitë me një udhëtim drejt Ukrainës lindore, ku dua të shoh me sytë e mi situatën e sigurisë dhe atë humanitare në zonat e ndikuara nga konflikti dhe ndikimin praktik të SMM në terren”, deklaronte Rama një ditë më parë.

Kharkivit, Ukrainë – Në pikën e Kontrollit “Stanica Luganska”, ku ndahet edhe zona e konfliktit

Posted by Edi Rama on Tuesday, January 21, 2020