Ambasada e SHBA në Tiranë u bën thirrje qytetarëve të saj në kryeqytet të mbajnë një profil të ulët gjatë ditës së sotme, ndërsa pritet të zhvillohet protesta e opozitës.

Një protestë është planifikuar të zhvillohet në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, përballë Kryeministrisë.

Kjo protestë ka potencialin të përhapet në rrugët përreth duke shkaktuar bllokime të trafikut, devijime dhe mbyllje të rrugëve. Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin tubimet e mëdha”, thuhet në njoftimin e ambasadës.