AKU ka dalë në një inspektim në Vlorë ditën e sotme dhe ka konstatuar kushte skandaloze të fabrikave të përpunimit të sallamit pasi e hidhnin mishin në govata para paketimit.

Po ashtu ka bllokuar edhe 21.840 kokrra vezë dhe produkte sallamarie të pasigurta për konsum duke gjobitur 13 kompani.

Para se t’i binte rruga deri në Vlorë, çuditërisht AKU nuk zbarkoi në fabrikat e përpunimit të sallamit në Tiranë, apo të kompanive të vezëve të oligarkëve të preferuar të ministreshës Frida Krifca.

Pamje të tilla konsiderohen normale krahasuar me atë çfarë ndodh rralitet me produktet për konsum në fabrikat e Shqipërisë para se të dalin për shitje në supermarkete.

Pamjet skandaloze tregojnë realisht gjendjen e sigurisë ushqimore në vend… pasiguria e konsumit të produkteve të mishit në Shqipëri ka kapur nivele alarmante.