Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar sot disa ndryshime në prokuroritë e vendeve.

Prokurori Kreshnik Ajazi është emëruar drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.

Prokurorja Rita Gjati është caktuar drejtuese e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës.

Në Gjykatën e Lushnjes është caktuar drejtues Arben Dyla ndërsa në atë të Fierit është vënë në krye Violeta Shkurta.

Ish-kryeprokurorja e përgjithshme Arta Marku është zhvendosur përkohësisht nga prokuroria e Shkodrës në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.

KLP ka miratuar gjithashtu caktimin e përkohshëm të Alma Bramos, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, të ushtrojë funksionin e prokurorit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.