Mjeku i njohur i Infektivit Pëllumb Pipero përmes Report Tv u ka bërë një thirrje qytetarëve që përballë situatës ku ndodhemi me rritjen e numrit të rasteve me COVID cdo ditë e më shumë dhe fataliteteve, të zbatojnë masat anti-COVID, maska, distanca dhe higjiena.

“Tashmë nuk ka më të panjohura të mëdha, por duhet kujdes i madh. Maska është mjeti kryesor mbrojtës, më pas vjen distanca, atje ku nuk ruajmë distancën duhet të vendosim maskën, më pas higjiena, por kryesore është maska dhe distanca. Ju lutem, ju lutem, ju lutem respektoni masat”

ipero tha se Infektivi është në kapacitet maksimale për shkak të shtimit të rasteve në javët e fundit. “Numri i rasteve të infektuara dhe të sëmurë nga COVID dhe të shtruar është shtuar, jemi në kapacitetet maksimale. Dinamika e rasteve është e ndryshme. Kemi raste, mesatarisht të rënda, dhe të rënda, kemi edhe mjaft në shërim e sipër, 14-15 janë në terapi intensive. Krahas të shtuarve pozitive, kemi edhe të shtruar”

Por a ka më kapacitete shëndetësia shqiptare në rast të një skenar të paparashikuar? “Tashmë mjekësia shqiptare i ka kapacitetet për të përballuar cdo skenar të mundshëm. Mjekësia ka pak në dorë, më shumë kemi ne që duhet të ruhemi. Maska dhe distanca dhe higjiena e duarve. Ju lutem të gjithë qytetarëve vendosni maskën dhe ruani distancën, virusi mund të na vrasë cdo ditë. Ju lutem më dëgjoni mua dhe kolegët, na dëgjoni ne specialistët. Janë disa skenarë, pas spitalit COVID-1 është gati ish-Kirurgjia e vjetër dhe të tjerët”.

Pipero kërkoi që mjeku i familjes të jetë më i përfshirë. “Por duhet që mjeku i familjes të jetë më në lojë. Ai që ka nevojë për spital të vijë sa më shpejt. Personi rri 12 ditë në shtëpi sa të pësojë komplikacione, ka edhe nga ata që vijnë për një telefonatë, ndërkohë ata me komplikacione vijnë me vonesë”