I përlotur dhe me zërin e dridhur, gazetarit të njohur, Sokol Balla, iu desh të ndante live në emisionin e mbrëmjes së kaluar “Real Story” në News24, mbase lajmin më të hidhur të jetës së tij, atë të ndarjes nga jeta të të atit.

Në fund të emisionit, teksa e cilësoi një emision jo të lehtë për të, gazetari publikoi dhe një fotografi të të atit, duke thënë mes të tjerash se nëse ka një anë pozitive që ja gjen vetes, e ka pikërisht prej atij.