Ish deputetja e PD Albana Vokshi ka sulmuar ministren e Arsimit Besa Shahini të cilës i bën thirrje që të paguajë mësuesit

Përmes një statusi Vokshi i kërkon Shahinit të paguajë mësuesit. Ajo deklaron se megjithëse është data 8 qershor mijëra mësues nuk kanë marrë ende pagat duke sjellë vështirësi për familjet e tyre

Paguaji mësuesit Besa. Sot është data 8 qershor. Mijëra mësues nuk kanë marrë ende pagat. Paguaji mesuesit Besa

Ata ushqejnë fëmijët, familjet me këtë pagë që në shumë raste smjafton as për të paguar faturat dyfishuara të energjisë elektrike, ujit

Ti edhe sivëllezërit e simotrat tuaja në qeveri nuk mund ta kuptoni dot realitetin e tyre. Ju jeni fatkeqesia e tyre, shkruan ajo