Kritiku italian i artit, Vittorio Sgarbi gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri ka zhvilluar një tur në jug. Arkeologu i njohur Neritan Ceka ka reaguar në lidhje me një gafë që Sgarbi ka bërë përmes një postimi në Instagram ku ka postuar një foto me Bylisin në sfond dhe shkruan se pamja pas është gjithë çfarë ka mbetur nga qytetërimi grek.

“Në Bylis, në Shqipëri, midis mbetjeve arkeologjike të qytetit grek të panjohur shkruan ai.

Ndërkohë Ceka në reagimin e tij për gafën e Sgarbit, ka fajësuar ministren e Kulturës, Elva Margariti.

“Kush do ia ketë thënë Sgarbit që Bylis është grek? Nuk mjaftoi që bënë grek Butrintin, tani edhe Bylisi na doli qytet grek. Bilmezat e Ministrisë së Kulturës nuk i thanë se ishte në mes të mallakastriotëve dhe po i falej lebërve. Këta pasardhës të grekëve janë? I nderuar Zgarbi, falju edhe një here zotit të Bylisit të na shpëtojë nga injoranca e Ministrisë së Kulturës. Amen! shkruan Neritan Ceka