Bashkëbisedim me banorët e Shtojit të Vjetër!
Së bashku me Safetin dhe Mirsadin, zhvilluam një takim të hapur me komunitetin, ku diskutuam për shqetësimet dhe nevojat e përditshme të kësaj zone të rëndësishme të Shkodrës.
🗣️ Banorët ngritën problematika të mbetura prej vitesh pa zgjidhje:
❌ Rrjete të amortizuara infrastrukturore
❌ Mungesë investimesh dhe shërbimesh bazë
❌ Vështirësi në certifikimin e pronave dhe mungesë mbështetje për bujqësinë
✅ Gjatë takimit, prezantuam alternativën tonë – programin e Partisë Demokratike dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore (ASHM), i ndërtuar për t’u dhënë zgjidhje të drejta dhe të prekshme qytetarëve:
🔹 Investime në infrastrukturë dhe shërbime publike
🔹 Legalizim dhe certifikim pronash pa pengesa politike
🔹 Mbështetje për fermerët dhe zhvillimin rural
🔹 Një administratë në shërbim të qytetarëve dhe komunitetit