Një 54-vjeçar me inicialet G. K., 54 ( elektricist), po bënte disa punime në rrjetin elektrik në një shtyllë të tensionit të ulët, në Fushë Arrëz kur aksidentalisht ka rënë dhe për pasojë ka mbetur i lënduar.
Sipas policisë 54-vjeçari është dërguar për mjekim në spitalin e Traumas në Tiranë.
Teksa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e detajeve.
Njoftimi i policisë:
Fushë Arrëz/Informacion paraprak
Rreth orës 12:10, në fshatin Trun, Fushë Arrëz shtetasi G. K., 54 vjeç( elektriçist), po bënte disa punime në rrjetin elektrik në një shtyllë të tensionit të ulët.
Gjatë punës aksidentalisht shtylla është rrëzuar dhe shtetasi G.K, ka pësuar dëmtime.
54-vjeçari është dërguar për mjekim në spitalin e Taumës në Tiranë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit