
Edi Martini nuk është më trajneri i Teutës në Superligë. Klubi durrsak ka një akord me Bledar Devollin, trajnerin që orët e fundit dha dorëheqjen nga Liria e Prizrenit në Kosovë.
“Klubi i futbollit Teuta njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Edi Martini. Gjatë këtij sezoni, Martini ka dhënë kontributin e tij në drejtimin e ekipit. E falënderojmë për punën dhe përkushtimin e tij dhe i urojmë suksese në karrierën e tij të mëtejshme. Në ditët në vijim, do të zyrtarizohet trajneri i ri që do të drejtojë ekipin tonë në sfidat e ardhshme”, njofton klubi durrsak.