DEKLARATA E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PD, FLAMUR NOKA:

Sot është një ditë e mirë për të gjithë demokratët.

Zëri i tyre megjithëse në oazin e padrejtësisë u gjetën gjyqtarë me integritet që i dhanë zë të vërtetës, e cila po zvarritej prej tre vitesh.

E vërteta që demokratët janë ata që vendosin me vullnetin e tyre çdo gjë që ka të bëjë me Partinë Demokratike.

Komenti yne është shumë i thjeshtë, demokratët janë të bashkuar, vendimi i gëzon ata.

Por sot është një ditë e keqe për regjimin sepse demokratët e bashkuar nga sot do kenë vetëm një mision, çrrënjosjen e këtij narkoregjimi dhe kthimin e shpresës te shqiptarët.

Një opozitë e përçarë ka marrë fund.

Një opozitë e zvarritur ka marrë fund.

Sot Shqipëria ka një PD të ëvrtetë.

Sot Shqipëria ka një opzitë të bashkuar.

Një opozitë të bashkuar që do i japë zë.

…Thirrja është për çdo demokrat, shtëpia juaj ka qenë dhe është PD.

Kjo thirrje vlen për çdo demokrat, por jo për ata që e ndjejnë veten në krah të Edi Ramës.

Çdokush që e ndjen veten demokrat dhe në opozitë me këtë regjim, është i mirëpritur.

…Ky është një vendim i formës së prerë që e kanalizon plotësisht këtë çështje.

Kjo ditë nuk është për të festuar, as pë triumf. Është një ditë e vërtetës ku demokratëve iu bëhet thirrje të jenë të gjithë bashkë kundër narkoregjimit.

Narkoregjimi duhet shembur që Shqipëria të udhëtojë në Europë.

Narkoregjimi është pengesa e vetme e udhëtimit evropian të Shqipërisë.

Dhe na bie barra t’i prijmë kësaj beteje.

Unë në emër të gjithë kolegëve iu bëj thirrje çdo demokrati të gënjyer, të mashtruar dhe të keqinformuar, kthehuni në shtëpinë tuaj se shtëpia juaj ka vend për çdo qytetar të këtij vendi që është kundër narkoregjimit.

I bëjmë thirrje çdokujt që është kundërshtar i regjimit, nuk i bëjmë thirrje kurrë atij që është shërbëtor i këtij narkoregjimi.

…Në këtë oaz padrejtësish në këtë vend, ka edhe ndonjë ishull që akoma integriteti i udhëheq.

Këto zonja treguan se integriteti prevalon mbi urdhrat politikë.