Policia e Shkodrës ka reaguar për tritolin që ka plasur në Shkodër në orët e para të mëngjesit të sotëm. Në njoftim theksohet se lënda plasëse është vendosur në portën e oborrit të banesës. Ndërkohë që fatmirësisht nuk persona të lënduar nga plasja.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 03:13, në lagjen “Tom Kola”, Shkodër, tek porta e oborrit të banesës së shtetasit T. S., 62 vjeç, (me detyrë Gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër) është hedhur lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollin në zonë. Ndërkohë grupi hetimor po vijon veprimet në vendngjarje për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.