Disa prej banesave më të vjetra karakteristike në qytetin e Shkodrës, të shpallura Monument Kulture, shfaqin nevojë për ndërhyrje.

Ish-zëvëndës ministri i Kulturës, Zef Çuni, tregon se janë evidentuar disa objekte të rëndësishme që po rrezikojnë të zhduken, siç janë shtëpia e Dan Hasanit, ajo e Sokolëve dhe banesa e Pashko Vasës.

Ish-zëvëndës ministri i Kulturës Zef Çuni, ndër arkitektët më të njohur shkodran, thotë se ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim me Drejtorinë e Monumenteve të Kulturës.

Periudha e tranzicionit ishte me mjaft sfida edhe për strukturat që merren me evidentimin dhe ruajtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore, sfida këto që, sipas DRTK Shkodër, lidhen kryesisht me problemet e pronësisë. për vitin 2024.

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër pritet të ndërhyjë në disa objekte që janë banesa e Pashko Vasës dhe e Filip Çekës.