Ish kryeministri Fatos Nano ka humbur 48 kilogramë gjatë tetë muajve rikuperim që nga ndërhyrja kirurgjikale për shkak të një diagnoze të vështirë në mushkëri e quajtur ndryshe si SPOK.

Katër ditë më parë mjeku Pajtim Lutaj ka publikuar disa foto me ish-kryesocialistin në rrjetet sociale, teksa kanë konsumuar një darkë së bashku që shënoi dhe daljen e parë të Nanos nga shtëpia që pas ndërhyrjes.

Profesori i oftalmologjisë, mjeku Okulist Dr. Pajtim Lutaj tregon për Top Channel se i bëri vizitën e parë të syve pas asaj që kaloi ish-kryesocialisti.

Ndër të tjera Lutaj tregon se nga e gjithë periudha e vështirë që kaloi Nano “ka humbur 48 kg”.

“Ka rikuperuar totalisht. Ndjeva një ringjalle, vetëm me një humbje peshe të konsiderueshme. Ngjiti dhe zbriti 10 shkallë vetë, mua mu duk shumë mirë. Dreka ishte jashtëzakonisht e këndshme. Është jashtëzakonisht korrekt. Pimë një gotë verë, nuk mund të bëhet fjalë më për duhan pirje”.