“Detyrimi ndaj Allahut ka qenë më i madh se frika e regjimit komunist”. Kështu e kujton besimtari 84-vjeçar nga Elbasani muajin e shenjtë të Ramazanit në komunizëm. Ai tregon për ato kohëra, ndërsa thekson se nuk e ka ndërprerë asnjë vit agjërimin.