Shkodranët tregojnë se Shiroka ka ndryshuar rrënjësisht duke tërhequr edhe më shumë vizitorë

Dhjetëra turistë të huaj i ndesh në sheshin e kësaj zone turistike, kryesisht të ardhur nga Italia. Ata tregojnë se nuk e prisnin të gjenin peisazhe të tilla

“Sapo zbritën këtu në Shirokë, është vendi i parë që po vizitojmë.Megjithatë duket shumë bukur.

Vend i mahnitshëm, ka një pamje të mrekullueshme, rrethuar me liqen, mal dhe ajër të pastër. Vërtet e magjishme.

Shumë vend i bukur. Do shëtisim në Shkodër, më pas Kosovë dhe Maqedoni. Më pëlqen shumë pamja këtu ,çdo gjë fantastike. Panoramë e mahnitshme, por edhe njerëzit shumë të sjellshëm, kemi mbetur të kënaqur nga Shkodra dhe liqeni i saj“, – shprehen turistët

Vetëm 3 kilometër larg Shkodrës, ajri i pastër, bukuritë e liqenit, gatimi i peshkut dhe flladi i malit të Taraboshit janë vetëm disa prej arsyeve që Shiroka këtë pranverë pritet të jetë ndër destinacionet ditore më të preferuara.Krahas ndërtimit të molos, së shpejti pritet që të rikthehet edhe lundrimi mbi Liqen.