Ne Vau Dejes eshte mbledhur aktiviti i PD. Te pranishem drejtues te larte te Partise Demokratike te Shqiperise dhe drejtues lokal.

Në takimin me demokratët në Vaun e Dejës, anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi, tha se Shqipëria po boshatiset nga të rinjtë.

Këlliçi tha se pavarësisht se Bashkinë e Vaut të Dejës e drejton dikush tjetër, të gjithë e dimë që kryetari moral i kësaj bashkie është Zef Hila.

“Sot kemi modelin e drejtuesve lokalë, modelin që instalohet për të vjedhur taksat e qytetarëve, pronat dhe pasuritë e shqiptarëve. Ky është modeli që nisi në Bashkinë e Tiranës, me atë që njihet si ‘5D’, por ky model ndodh kudo ku janë socialistët në krye të bashkisë, apo specialistë sikundër i quante Pjetër Arbnori, që kanë futur duart thellë në xhepat e qytetarëve”, tha Këlliçi.

Ai tha se Gazment Bardhi dokumentoi me dokumente për lidhjet e Olsi Ramës me trafikun e trafikut të drogës.

“Erion Veliaj është i hequr, është çështje kohësh. Por nuk është çështja që ne po e bëjmë këtë për të hequr një qeveri për të ardhur një tjetër, një kryebashkiak për të vënë një tjetër. Por duhet të çrrënjosim një filozofi politike që grabit taksat e qytetarëve, që vjedh pronat e tyre, që po grabisin pasuritë kombëtare”, tha Këlliçi.