Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Shkodrës.

Mes të tjerash, ky memorandum parashikon mundësinë e realizimit të praktikës për studentët e departamentit të së Drejtës pranë zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, krahas organizimit të aktiviteteve të përbashkëta me fokus edukimin ligjor e profesional në fushën e drejtësisë.

Kjo marrëveshje vjen në kuadër të bashkëpunimit të institucionit të ILD me fakultetet e drejtësisë të universiteteve publike të vendit.