Ndërsa në SPAK qëndronte përpara prokurorëve Erion Veliaj, në malësinë e Dukagjinit kish shkuar kryeministri ku ndër të tjera ai foli për pronat e asaj zone. Se kush qëndron pas pengesës së pronave në Dukagjin, nuk është vështirë ta kuptosh.

Zinxhiri bllokues që ka lënë pa tapi pronat shekullore trashëguar brez pas brezi që veç komunizmi i zaptoi dihet që buron nga kokëministri. Sepse bllokimi pronave nuk është rastësor dhe as bëhet pa ditur gjë kryeministri. Ai është produkt i politikave dhe qendrimeve që Rama ka pasur ndaj pronës dhe veçanërisht pronës në veri.

Atë që Edi e quan peng 32 vite tja kërkojë që t’ia sqarojë Hamzai që e mori me cdo cmim nga demokratët si dëshmi e trafikimit të njërzve, të votave dhe “demokracisë”! Madje mund t’ia kërkojë dhe drejtorëve të ATP që rëndom e kanë ofruar tapinë për votën në çdo palë zgjedhje.

Pasi gjithçka origjinën e ka aty
Edi, ky sundimtar (jo i përjetshëm) i parave dhe pronave të shqiptarëve!
Por do gajaset populli me sundimtarin se ora e llogarisë po vjen e laku po shtrëngohet!