Kryeministri Edi Rama ka mbajtur ditën e sotme një konferencë për autonominë menaxheriale për QSUT dhe 4 spitalet Rajonale.

Kryeministri shpjegoi skemën e kësaj autonomie spitalore, përmes të cilët përfitojnë mjekët që shërbejnë në spitalet shtetërore. Ai tha se mjekët do mund të punojnë orë shtesë, me pagesë ekstra, teksa fitimi do jetë 70% për mjekun dhe 30% për spitalin. Kjo sipas kryeministrit, do të shtojë konkurrencën për të punuar në spitalet shqiptare.

“Sot hymë në një kapitull të ri. Spitali memorial shërbeu për të pilotuar autonominë menaxheriale. Brenda vitit të hapim në këto spitale edhe praktikën e dyfishtë. Mjekët që punojnë në këto spitale përtej orarin të punës të shfrytëzojnë spitalin dhe aparaturat për të ofruar një shërbim ekstra me pagesë. 70% mjeku dhe 30% spitali. Më në fund hymë në Evropë me një sistem ku mjekët nuk janë rrogëtar e shohin majtas dhe djathtas. Kush do të shkojë në Gjermani të na marrë të keqen. Disa mjekë në Gjermani më kanë shprehur dëshirën e kthimit e të punuarit në Shqipëri””, tha Rama.