Në prononcimet ekskluzive dhënë për RTSH Shkodra, trajneri Qatip Osmani dhe kapiteni Bekim Balaj, shprehen optimistë për vazhdimësinë e rezultateve pozitive.

E veçanta e seancës stërvitore të ditës së premte kishte të bënte me mungesën e mbrojtësit të djathtë Smajli, por që profesor Osmani konfirmon gatishmërinë për të ditelën.

Kapiteni kuqeblu Bekim Balaj po kalon një formë shumë të mirë sportive, dhe për këtë ai shprehet i kënaqur që po i shërben skuadrës.

Që prej ndeshjes me Flamurtarin për Kupë, Balaj, ka ndryshuar lukun, për të cilën ai shprehet me humor se pritet t’i sjelë fat në shënimin e golave të tjerë me kokë.

Në pritje të sfidës zyrtare, Vllaznia-Partizani, e vlefshme për javën e 21-të të Superiores, kuqeblutë kanë në dispozicion edhe një tjetër seancë stërvitore.