Fokusi i buxhetit për vitin e ardhshëm do të jetë rritja e pagave në sektorin publik, duke mbështetur reformën e ndërmarrë gjatë këtij vitit, për të mundësuar rritjen e pagës mesatare në 900 euro.

Ministri i Financave, Ervin Mete ka theksuar se janë disa kategori që do të përfitojnë rritje pagash.

Vëmendje të veçantë përgjatë vitit të ardhshëm do të ketë edhe sektori i turizmit, duke qenë se këtë vit Shqipëria përjetoi një bum turistësh.

Të ardhurat në vitin 2024 parashikohen në 674.7 miliardë lekë, shpenzimet në nivelin 735.9 miliardë lekë dhe deficiti buxhetor 55.3 miliardë lekë.

Elisabeta Dosku/ SCAN

Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.