Stuhia “Ciaran” ka “terrorizuar” shumë vende të kontinentit europian gjatë orëve të fundit, duke u cilësuar nga ekspertët si “bombë metereologjike”.

Sipas raportimeve të deritanishme, stuhia që ka prekur Europën Perëndimore, me erëra të forta që arrijnë shpejtësinë deri në 200 km/orë dhe rreshje të dendura shiu, ka shkaktuar 7 viktima.

Në Francë një shofer humbi jetën pasi kamioni i tij u godit nga një pemë, në rajonin e Aisne të Francës veriore.

Të paktën 1.2 milionë familje kanë mbetur pa energji elektrike në Francë, 780,000 prej tyre në Brittany.

Linja ajrore holandeze KLM anuloi të gjitha fluturimet pasditen e kësaj të enjte për shkak të shpejtësisë së madhe të erës dhe rreshjeve të dendura të shiut.