Në studion e emisionit “Tonight” Kryetari I Këshillit Kombëtarë të PD Xhemal Bushati tha se Basha e ka dhënë dorëheqjen dhe ka deleguar Alibeajn si kryetar PD deri në zgjedhjet e ardhshme. Ai u shpreh se me Berishën kryetar partie nuk mund të ketë fitore të zgjedhjeve.

Për Bashën ai tha se ishte I vetmi që fitoi bashkinë e Tiranës dhe në 2025 Basha do të bëjë të mundur që PD të fitojë zgjedhjet.

Ne do të ju rikthejmë shpresën 700 mijë votuesvë që nuk kanë marrë pjesë në zgjedhje tha Bushati. Kryetari I këshillit kombëtarë të PD Bushati u shpreh se PD sërish këmbëngul për lista të hapura dhe do të kërkojnë me forcë vetingun politik , votën e emigrantëve dhe zgjedhjen e presidentit nga votat e qytetarëve për balance në pushtet sepse vetëm në këtë formë politika do ti shërbejë vetëm njerëzve dhe jo pushtetarëve.