Përbri liqenit shtrihet aksi rrugor Vau Dejës-Koman , me panoramën mahnitese e ndërthurur me ujin, mallet e gjelbërim, por fatkeqësisht renditet ndër akset më të rrezikshme në veri të vendit. Që prej ndërtimit në fund të viteve ‘70 ky aks nuk ka patur asnjëherë investime. Rruga është amortizuar në shumë segmente ka shkarje dherash, gërryerje në këmbët e urave dhe çarje asfalti

Rruga e ngushtë, me mungesë të theksuar sinjalistike horizontale dhe vertikale, një rrugë pa barriera anësore.Ndërkohë lapidarët me emrat e viktimave nga aksidentet rrugore i gjen gati për cdo 2 kilometër.

Turistët e shumtë që vizitojnë liqenin e Komanit, dhe lumin e Shalës thonë se natyra është e bukur por rruga shumë e amortizuar

Un vij nga Franca dhe është hera e parë për mua që vizitojë këtë zonë. Është një natyre e bukur, e qetë dhe pamje e liqenit është piktoreske.Por mungojnë investimet sepse rrugës kur erdhëm e patëm shumë të vështirë..

Për mua është një ndër vendet më të bukura që kam vizituar ndonjehere në Shqipëri, por rruga me gropa dhe pa barriera anësore në disa vende ngjall shumë frikë sidomos për ne që vijmë për herë të parë.

Entela Kolaj, Drejtore e Turizmit në Bashkinë e Vau-Dejësit pranon se mungesa e investimeve ka penguar shumë turistët për të vizituar liqenin e Komanit,

Çdo ditë rruga vazhdon të amortizohet duke u bërë shumë e rrezikshme për ata që udhëtojnë.