Kardinal Ernest Troshani dhe kardinali i Firences Giusepe Betori kremtuan meshën e shenjtë në katedralen “Shën Shtjefni” teksa i pranishëm ishte edhe Nunci Apostolik në Shqipëri Luigi Bonazzi. Kardinal Troshani përcolli një mesazh dhe u lut për gjithë popullin shqiptar.

Kardinali i Firences Giusepe Betori tha se edhe në momentet më të errëta të Shqipërisë ashtu si tek të burgosurit në Aushvic, Zoti ishte pranë të dënuarve dhe atyre që po vuanin.

Arqipeshkëvi i Shkodrës Angelo Massafra i uroi mirëseardhjen kardinalit Ernest Troshani dhe Giusepe Betori.

Në fund arqipeshkëvi Massafra dhe kardinal Betori shkëmbyen disa dhurata simbolike. Në këtë meshë të shenjtë mori pjesë edhe kryetari i Partisë Social Demokrate Tom Doshi si dhe qindra besimtarë të krishterë.