Dega e Partisë Demokratike Vau Dejës, ka mbajtur mbrëmjen e së hënës një mbledhje me strukturat e saj në lidhje me situatën e kandidatëve për zgjedhjet lokale të 14 Majit.

Ka qënë anëtari i Kryesisë dhe kryesuesi i listës së këshillit bashkiak për PD Vau Dejës Gjon Marku, i cili para anëtarëve të Aktivit të PD-së ka vlerësuar rëndësinë e këtyrë zgjedhjeve por edhe domosdoshmërinë që PD Vau Dejës të mbështesë kandidatin e primareve deputetin Zef Hila.

Anëtarët në mbledhje kanë qenë unanimisht dakord për emrin e Zef Hilës për të mbështetur në zgjedhjet e 14 Majit ,duke i kërkuar Kryesisë së PDSH që në Vau Dejës të mos ketë kandidat tjetër.

Në mbyllje të diskutimeve, kryetari i Degës së PD Vau Dejës, ka dalë me vendim unanim, që PD Vau Dejës mbështet kandidatin e Primareve, deputetin Zef Hila në zgjedhjet e 14 Majit në Bashkinë Vau Dejës.

“Unë si kryetar dege nuk do të pranoj kurrë një kandidaturë, kushdo qoftë ajo apo ai, që nuk është produkt i zërit dhe votës tuaj. Kushdo duhet ta dijë se koha kur kandidatët caktoheshin nga qendra, duke injoruar gjithë bazën e partisë, është një praktikë që ka marrë fund” është shprehur Gentian Ndoj.