Në lagjen “Liria” përtej Urës së Bunës në Shkodër për komunitetin egjiptian një shqetësim i madh është rruga e cila nuk ka elementë sigurie, sinjalistikë dhe kufizues shpejtësie.

Vetëm tre ditë më parë në këtë vend një fëmijë 8 vjecar u përplas nga një automjet teksa lëvizte me shpejtësi. Gjyshja e fëmijës Rita Karramani thotë se gjendja e nipit është stabilizuar, megjithatë ajo tregon se mjekët i kanë thënë për ta dërguar drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Ajo kërkon të vendosen kufizues shpejtësie ,për të evidentuar aksidentet , pasi më shumë nga të gjithë rrezikohet jeta e fëmijëve që qëndrojnë në këtë zone.Shqetësimin e kanë ngritur edhe të rinj të kësaj lagje të cilët kërkojnë që të merren masa në të kundërt do të ngrihen në protesta duke bllokuar rrugën.Kjo rrugë është tejet e rëndësishme dhe e vetmja që lidh të gjitha vendet me dy pikat turistike Shiroke dhe Zogaj dhe fluksi në stinën e verës për shkak edhe të ardhjes së emigrantëve është i lartë. Ndaj banorët apelojnë që të merren masa dhe të ndërhyhet në përmirësimin e sinjalistikës rrugore në këtë lagje që përbëhet prej gati 100 familjesh.