Në Spitalin e Shkodrës kanë marrë fund pritjet e gjata në disa ditë të pacientëve lidhur me problematikën që u ka sjellë mosfunksionimi i skanerit. Që nga dita e sotme skaneri është vënë në punë dhe se cdo gjë po shkon normalisht. Këtë e bëri të ditur Kreu i Sindikatës së Pavarur të Shëndetësisë për rajonin e Shkodrës Paolo Kaceri.

Kreu i kësaj sindikate reagoi për premtimin e kryeministrit Rama për rritjen e pagave të personelit, mjekësor me 7 % duke e cilësuar si të papërfillshme dhe si dicka ende jo zyrtare përderisa asnjë shkresë nuk ka mbërritur në spitalin e Shkodrës.Për sindikalistin Kaceri dallimi me homologët jashtë vendit është i madh. Duke nisur nga fundi i Prillit mjekët specialist të kategorive të ndryshme, do të përfitojnë rritje page me 50 mijë lekë, ndërsa kategoritë e tjera mjekë të përgjithshëm e infermierë do marrin paga me rritje 7%.