Nga : Ndriçim Kulla
Në kandidimin e tij për kryetar bashkie Dr Bardhi ka një ambicie të qartë për ti zhvilluar më tej vlerat e shumta shkodrane dhe për ta kthyer Shkodrën jo vetëm në një sfidë ekonomie kundrejt qëndrimeve armiqësore të regjimit të Ramës që ka ndërprerë çdo investim të detyrueshëm në këtë bashki,por për të promovuar shumë nga ato ndryshime kulturore që Shkodra i ka traditë në histori.
Ai përfaqëson traditën historike, demokratike, antikomuniste dhe kulturore të këtij qyteti.Më mire se kushdo nga jashtë e dine shkodranët se çfarë përfaqson familja e Bardh Spahisë për demokracinë dhe komunitetin.
Shkodra e sotme noton mes ujrave të kristalta të Drinit dhe Bunës.Ajo shtrihet në këmbët e Alpeve të jashtzakonshme shqiptare që u falin mrekulli të gjithë vizitorëve vëndas dhe të huaj.Pranë saj në Malësinë e Kelmendit shtrihet Bjeshkët e Namuna , në veri të Skodrës shtrihet Thethi magjepsës ku albanologët europian shkojnë deri aty me fantazinë e tyre sa që ti besojnë vetes jetën e botës së përtejme .
Shkodra si një rast unikal i rrethuar nga bukuritë natyrore ,ku pranë ka Luginën e Shalës , Malësinë e Dukagjinit ,Shirokën dhe liqenin e saj ,Rozafën madhështore të legjendave, xhami dhe kisha të cilat na kanë falur një krijesë një madhështore me vlera europiane ; tolerancen fetare dhe në jug perëndim të saj ka Velipojën , një hapsirë e madhe turistike në buzë të Adriatikut.
Pra Shkodra ka shumë bukuri,shumë histori,shumë trashgimi kulturore dhe shumë hijeshi.
Atëhere pse të mos ishte Shkodra një superfuqi turistike në kushtet e vëndit tonë por edhe më gjerë në një kohë që i ka mundësi dhe rezervat të pa fundme ?!
Dhe kjo nuk ka më shumë se një arsye të vetëme. Pushteti qëndror nuk e ka patur kurrë prioritet Shkodrën, pa lere më ti shkonte ndërmënd që të investonte në zhvillimin dhe promovimin e turizmit shkodran.Sepse urren kulturën e saj ,urren demokracinë e saj,urren mos bindjen ndaj shtrëmbërimeve të demokracisë.
Bardh Spahia e ka kuptuar mire këtë mundësi të shpërfillur prandaj turizmin e ka shpallur një prioritet të promovimit dhe zhvillimit të tij të ardhshëm dhe kjo është një epërsi e pa diskutueshme e kandidimit të tij për ta kthyer këtë në burim të ardhurash.
E gjitha kjo nuk është një hamendësim, një dëshirë, një lëvdatë, përkundrazi. Në propozimin e emrit të tij jemi në hapësirën e reales, konkretes, provës, dëshmisë, jo të një lavdi propagandistik, nga ato që po “shiten” kudo për fushatë. Qytetarët e Shkodrës janë të parët që e kanë njohur dhe prekur pohimin tim, duke vlerësuar të gjithë impaktin që ai ka dhënë brenda një kohe shumë të shkurtër. Me fuqinë e fjalëpakësisë ai “uli kokën” e nisi të punonte pa rreshtur dhe pa bujë, duke i dhënë frymë, peshë, prioritet gjërave të mira të bashkiakes së mëparshme dhe duke hapur shtigje të rinj veprimtarish e projektesh, që i shkonin përshtat vizionit të Shkodrës të së ardhmes që ai ka si ide e program. Në këtë qytet shembull të fisnikërisë dhe kulturës, ka pasur gjithmonë në mënyrë njerëzore dhe vlerësore një traditë të gjatë bashkëpunimi me organizatat e shoqërisë civile me qëllim realizimin e objektivave zhvillimore të Bashkisë. Në këtë kuadër ajo ka zbatuar me sukses metodologjinë LOD të Programit Rajonal për Demokraci Lokale në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD). Ky Program është një iniciativë rajonale tre-vjeçare e financuar me fonde të Bashkimit Europian nga Instrumentet e Asistencës së para-Anëtarësimit (IPA) dhe zbatohet nga UNDP në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor. Në vijim të këtij programi, Bashkia Shkodër ka nënshkruar edhe memorandumin e mirëkuptimit me UNDP Albania për ReLOaD2 duke u angazhuar që thirrjet për projektet dhe propozimet drejtuar organizatave të shoqërisë civile të vazhdojë t’i realizojë sipas kësaj metodologjie.
Është ky njëri nga dëshmitë e rralla të vijimësisë së një pune e projekti të mirë, të nisur nga një kryebashkiak paraardhës, që në Shqipëri ka munguar gjithmonë. Kultura e stafetë-përcjelljes së vlerave dhe objektivave që i shërbejnë qytetit dhe së ardhmes së tij, nuk është një vlerë e shtuar në këtë rast, pasi ajo është një vlerë qenësore e kryetarit të ardhshëm të bashkisë.
Megjithatë, kryeqendra jonë e veriut, në harresën shumëvjetore ku e ka lënë rregjimi i Edi Ramës, ka pasur nevojë të shohë edhe forcën dhe fuqinë e qëndresës, nga ana e tij. Ndodhi kjo në rastin e përmbytjeve të paparalajmëruara dhe të qëllimshme të ardhura si pasojë e paaftësisë së KESH. Ndodhi dhe kur pushteti nuk reagoi, duke i lënë fshatrat e përmbytur në mëshirë të fatit. Nga koha kur deputete e saj ishin Ali Spahia dhe zonja Jozefina Topalli, ajo ka njohur përkrahjen dhe mbështetjen më të madhe e më të fuqishme, në lartësinë e emrit dhe historisë së saj. Kohët kaluan dhe Shkodra e Fishtës e Anton Harapit të urtë dhe të mënçur, Shkodra e Koliqit, Gurakuqit ,Mjedës dhe Migjenit ,At Zef Valentinit,Kolë Idromenos , Marubit dhe e dhjetra kompozitorëve dhe artistëve modern që ringjallën kulturën traditën e artë të mardhënieve veneciane nisi të trajtohej me përcmim, anashkalim, deri dhe urrejtje, vetëm për bindjet e veta politike. Asnjë projekt nuk vlerësohet dhe nuk promovohet më për të, pavarësisht historisë dhe potencialit të saj të gjithanshëm turistik, kulturor e njerëzor. Asnjë bashkëpunim nuk ndodh vetëm e vetëm se duhet të kryhet hakmarrja e ulët e pushtetit ndaj saj. A ka qytet vallë në Shqipëri që e ka vuajtur më shumë peshën e këtij diskriminimi? A është ajo shëmbëllimi më i pafytyrshëm i një qasjeje krejtësisht të njëanshme dhe të dënueshme me votë e me qëndrim të fortë.
Është kjo skena ku shpirti i paepur i ndryshimit, që e karakterizon kryebashkiakun e sotëm dhe forca e ideve që e shquan, kanë arritur të ngjallin shpresën tek qytetarët e saj. Duke synuar të rinjtë, sipërmarjen dhe zhvillimin e kapaciteteve të saj, turizmin dhe vlerat muzeale dhe arkitekturore, shumë pjesë të vizionit të tij kanë nisur të shpalosen dhe të bëhen të prekshme nga qytetarët. Ndaj mund të themi me gjithë fuqinë e bindjes dhe të së drejtës, se qytetarët do të dinë ti japin udhë vazhdimit të zbatimit të planit vizionar që ai ka nisur gjatë kësaj kohe, për të vetmen arsye se ky plan e ky vizion është në të njejtën pritshmëri me atë që duan e besojnë njerëzit. Nuk ka rezonancë dhe zgjedhje më të mirë se sa të jesh në të njejtën gjatësi vale me atë që kërkon sot ky qytet, ndaj nuk ka mundesi tjetër se ku duhet të derdhen të gjitha vrullet, pasionet dhe energjitë më të mira që një fushatë zgjedhore mund të përqëndrojë te të gjithë njerëzit dhe zgjedhësit e vet. Ka shumë peshë e vlerë autentike forma dhe përmbajtja e programit dhe cilësia e ekipit që pritet të shpalosë këtë program, por po kaq vlerë ka dhe siguria, morali dhe konstatimi i vërtetësisë dhe sigurisë se premtimet dhe programi që shpallet mund të bëhen një ditë realitet.
Edhe në këtë rezonancë, puna dhe realiteti që ky kryetar bashkie ka treguar gjatë kohës shkurt së ushtrimit të detyrës, janë besnikëria më e madhe që njerëzit dhe votuesit mund të tregojnë ndaj tij edhe për një mandat tjetër. Lartësia e emrit të Shkodrës historike gjen edhe njëherë jehonën e vet në këtë përputhje vlerash, qëllimesh e misionesh. Le të marrë frymë kjo jehonë, le të fitoj peshë kjo rezonance kapacitetesh, le të fitoj zë dhe fuqi të mëtejshme emri dhe dinjiteti i fisnikërisë shkodrane.
Comments are closed.